“Ju jeni një avokatë i kulturës Europiane dhe unë i thashë Kryeministrit tuaj: fatmirësisht që ka europianë të cilët nuk i përkasin europës por e duan Europën.”
Në këtë ceremoni ishte i ftuar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se:“Ju jeni zemra europiane dhe shpirti universal i Francez dhe Shqipërisë.”
Me Urdhërin Kalorësi Kombëtar “Legjioni i Nderit” janë vlerësuar shkrimtari Fatos Kongoli dhe përkthyesi Jusuf Vrioni. Urdhëri kombëtar i Legjionit të Nderit është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ai ndahet në pesë nivele të ndryshme në rend rritës si Kalorës, Oficer, Komandant, Oficer i Lartë, dhe Kryqi i Lartë. Tre të parat janë grada ndërsa dy të fundit janë tituj. Ismail Kadre është vlerësuar me gradën e tretë, ndërsa Fatos Kongoli dhe Jusuf Vrioni janë vlerësuar me graden e dytë. Shpërndaje te miqtë
