Presidenca i përgjigjet Ramës: Armiku më i egër i shqiptarëve je ti

exit.al 7 Nëntor 2020, 15:47

Presindenca i është përgjigjur akuzave të kryministrit Edi Rama se Meta ka mbështetur raportin e Dick Martit për UÇK-në, raport mbi të cilin bazohen akuzat e ngritura nga gjykata speciake për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Në një postim në rrjetet sociale zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi shkruan se është Edi Rama ai që është ‘armiku më i egër i kombit shqiptar’ dhe ai që ka fyer luftën e UÇK-së.

Blushi i kujtoi Ramës se është ai që ka hedhur në gjyq ish-homologun e tij Ramush Haradinaj.

Ai i bëri thirrje kryeministrit që të dalë në debat publik me presidentin Meta dhe jo të ngrejë akuza përmes rrjeteve sociale.

Shpërndaje te miqtë