Presidenca dhe Kuvendi, grup ekspertësh për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese

exit.al 30 Qershor 2020, 15:20

Presidenca dhe Kuvendi do të ngrenë një grup ekspertësh për të filluar sa më parë punën për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve urgjente për emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim u mor gjatë takimit të presidentit Meta me kryeparlamentarin Ruçi, paraditen e 30 qershorit. Në një njoftim për median, presidenca sqaron:

´Presidenti Meta dhe Kryetari Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim urgjent dhe afat-mesëm, dhe dakordësimin e masave që do të duhet në ndërmerren në zbatim të tyre.´

Takimi mes Metës e Ruçit erdhi pasi në 19 qershor, Komisioni i Venecias i dha të drejtë Presidentit Meta në të gjitha veprimet e tij dhe rrëzoi veprimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në lidhje me konfliktin për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (GJK). Për më shumë se dy vite, Gjykata Kushtetuese është jofunksionale. Aktualisht gjykata ka vetëm 4 nga 9 antarë dhe nuk merr dot asnjë vendim. Shpërndaje te miqtë