OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar

exit.al 30 Qershor 2020, 14:26

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar të martën deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve për trafikim të lëndëve narkotike, prostitucion dhe vjedhje.

Ata janë:

  • Vito Biba - banues në Tiranë, i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike;
  • Palnikaj - banues në Tropojë, i dënuar për vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtja pa leje;
  • Baftjar Gjana - banues në Kukës, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni;
  • Genti Tahiri - banues në Korçë, i dënuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Ata kanë kohë 48 orë për të plotësuar formularin e pasurisë.

Shpërndaje te miqtë