Ndërron jetë mjeku Arjan Pushi, i infektuar me Covid-19

exit.al 30 Qershor 2020, 15:06

Ardian Pushi, mjeku i Hematologjisë i infektuar me Covid-19, ka ndërruar jetë mesditën e 30 qershorit.

Ai është mjeku i parë me Covid-19 që ndahet nga jeta.

Pushi ishte 58-vjeç dhe prej disa ditësh po kurohej në terapi intensive.

Mjeku punonte tek pavioni i sëmundjeve të gjakut, hematologjisë, në QSUT ku dhe u infektua.

Prof. Arjan Pushi, po ashtu, ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shprehu ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.

Shpërndaje te miqtë