PR propozon 18 prillin si datë për zgjedhjet parlamentare

exit.al 4 Shtator 2020, 10:20

Partia Republikane propozon datën 18 prill për zgjedhjet parlamentare 2021.

Arian Madhi, përfaqësues i PR-së, tha për mediat, pas përfundimit të takimit me presidentin se:

"Kërkova që të diskutohet 18 prilli si data më e afërt për zgjedhje në Shqipëri. Shqiptarët janë të ndërgjegjshëm dhe kërkojnë me këmbëngulje ndryshim. Partia jonë do të jetë pjesë e çdo tryeze politike”.

Shpërndaje te miqtë