Meta nis takimet me krerët e partive politike

exit.al 4 Shtator 2020, 09:55

Presidenti Ilir Meta ka nisur të premten takimet për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare 2021.

Në orë 09:00, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi u takua me Presidentin Meta.

Ndërsa në orën 09:45, Presidenti do të takohet me kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu.

Në orën 11:00, Kryeministri Rama, i shoqeruar nga Taulant Balla do të shkojë në presidencë. Në një deklaratë të mëparshme, Balla ka thënë se  PS do të preferonte datën 9 maj.

Në orën 12:00, kryetari i PD-se Basha do të jetë në takim me Metën.

Shpërndaje te miqtë