Portugalia raporton numrin më të lartë të të infektuarve në një ditë, nga 20 prilli

exit.al 9 Shtator 2020, 21:45

Portugalia ka shënuar 646 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Kjo shifër është më e larta e regjistruar nga data 20 prill.

Rastet e reja ranë në rreth 100 të infektuar në ditë në fillim të muajit gusht por që atëherë kanë vijuar të rriten, duke shtuar shqetësimin në industrinë e turizmit.

Masa më të rrepta kufizuese do të hyjnë në fuqi në mes të muajit shtator në Portugali, kohë kur studentët pritet të kthehen nëpër shkolla.

Shpërndaje te miqtë