Digjet kampi më i madh i refugjatëve në Europë, në ishullin grek Lesbos

exit.al 9 Shtator 2020, 20:45

Mijëra njerëz kanë nevojë për strehim emergjent  dhe ndihmë shëndetësore pasi një zjarr shkatërroi kampin më të madh të refugjatëve në Europë, në ishullin Grek, Lesbos.

Qeveria greke shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe një delegacion zyrtarësh ka shkuar në ishullin në detin Egje.

Brenda një nate zjarri shkatërroi të gjitha ndërtesat e përkohshme, dogji të gjitha tendat dhe nxiu kontenierët në kampin Moria.

Asnjë njeri nuk u dëmtua nga zjarri, por mijëra kanë mbetur pa strehë.

Kampi ishte i mbipopulluar dhe me kushte jo higjenike, gjë që kishte shkaktuar reagim në të gjithë botën nga krijimi i tij në vitin 2015.

Ministri alternativ i ngarkuar me punët e emigracionit, Giorgos Koumoutsakos e quajti situatën një krizë të paprecedentë humanitare.

Rreth 35 njerëz kishin rezultuar të infektuar me koronavirus në kamp, përpara se të binte zjarri.

[caption id="attachment_103158" align="alignnone" width="1920"]Lesbos Lesbos[/caption]

[caption id="attachment_103157" align="alignnone" width="1620"]Lesbos Lesbos[/caption]

Shpërndaje te miqtë