Kriza e sotme, 2016
Aktorët:Shumica PS + LSI — me4 saktë Edi Rama + Ilir Meta; Opozita PD — më saktë Lulëzim Basha + Sali Berisha
Drama:- Shumica kërkon miratimin e një reforme, e cila kërkon 2/3 e votave, pra edhe votat e opozitës
- Opozita refuzon ta miratojë;
- Shumica akuzon opozitën se po bllokon fatin europian të vendit, pasi miratimi i refromës është kusht për një vendim të rëndësishëm të BE-së: hapjen e negociatave për anëtarësim;
- BE konfirmon se miratimi i reformës është kusht për hapjen e negociatave.
Kriza e periudhës 2012-2013
Aktorët:Shumica PD + LSI — me saktë Sali Berisha + Ilir Meta; Opozita PS — më saktë Edi Rama
Drama:- Shumica kërkonte miratimin e një paktete reformash, të përbërë nga tre ligje të rëndësishme (rregulloren e Kuvendit, ligji për statusin e nënpunësit civil dhe ligji për Gjykatën e Lartë), e cila kërkon 2/3 e votave, pra edhe votat e opozitës;
- Opozita refuzonte t’i miratonte;
- Shumica e akuzonte opozitën se po bllokonte fatin europian të vendit, pasi miratimi i reformës ishtë kusht për një vendim të rëndësishëm të BE-së: dhënien e statusit të vendit kandidat;
- BE e konfirmoi se miratimi i reformës ishtë kusht për dhënien e statusit.
“Këto 3 ligje nuk ju çojnë në Evropë, nuk ju japin status. Ne nuk bëjmë teatër dhe ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm t’i votojmë të 3 ligjet, por historia që ne duhet ta japim me përdhunë konsensusin nuk shkon. Kam kërkuar që Kryeministri të ulet në tryezë, që të dëgjohet opozita dhe t’i hapet rruga votimit të 3 ligjeve.”
Shkurt 2013:“S’funksionon me detyrim partneriteti me Bashkimin Europian e me komisionerin Fyle! Tri ligjet mund të votohen, nëse opozita dëgjohet se pse nuk i voton.”
“Ne jemi të gatshëm të përmirësojmë kuadrin ligjor, mbi të cilin vepron Gjykata e Lartë, por refuzojmë të marrim pjesë në një makijazh, teksa një vendim i Gjykatës së Lartë nuk zbatohet nga ana e qeverisë. Vendimi është i qartë, i prerë. Me t’u zbatuar ai vendim ne padyshim do të përfshihemi në diskutimin dhe miratimin e draftit për Gjykatën e Lartë.”
Mars 2016:"Vija e kuqe për të cilën kam folur, nuk është vija im, por ky është pozicioni i SHBA-së, i BE-së, i këtyre partnerëve strategjikë, në një proces ku përveçse do t’u shërbejë familjeve shqiptare, reforma do t’i shërbejë drejtpërdrejt afrimit me BE."
"Është reformë që duhet ta miratojë BE-ja. Nuk është më diskutim i brendshëm. Nuk është më debat mes PS-së dhe PD-së më, por debat mes një qëndrimi strategjik dhe një qëndrimi puro partiak."
“Reforma në drejtësi nuk ka lidhje fare as me kërkesat tona, as me ato të opozitës dhe askujt tjetër. Është një reformë e madhe, më vete, është një reformë që duan s’duan, të gjithë ata që bëjnë sikur e duan dhe pastaj në fakt nuk e duan, do ta shikoni që do ta votojnë. Të gjitha të tjerat pastaj janë përpjekje për ta penguar, për ta vonuar, për ta shmangur, por janë të gjitha si ajo kënga ‘kërcen prifti nga belaja.”
Shpërndaje te miqtë
