Basha e cilëson aeroportin e Kukësit “marifet elektoral”

exit.al 18 Prill 2021, 12:59

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte të dielën në Kukës, nga ku komentoi dhe ndërtimin e aeroportit të Kukësit dhe faktin që të dielën ulet avioni i parë.

Basha e cilësoi si një “marifet elektoral” aeroportin dhe tha se emigracioni masiv i të rinjve të Kukësit nuk zgjidhet me një marifet të tillë.

“Emigracion masiv i djemve dhe vajzave të Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë nuk mund të zgjidhet me një marifet elektoral. Mijëra kuksianë dhe shqiptarë e dinë se do të vazhdojnë të largohen bijtë e tyre nëse Shqipëria nuk ndryshon e vetmja mënyrë për të sjellë ndryshimin është të votohet koalicioni për Ndryshim”,  tha Basha.

Të dielën ulet avioni i parë nga Londra në Aeroportin e Kukësit, por më parë do të ndalojë në Aeroportin e Rinasit, pasi ai i Kukësit nuk ka linja direkte me aeroportet e tjera.