Policia publikon rrethanat e vrasjes në Bulqizë, shoku vrau 22-vjeçarin

exit.al 27 Nëntor 2020, 09:52

Policia ka zbardhur emrat e viktimës dhe autorit të vrasjes së ndodhur në Bulqizë mesnatën e së premtes.

Viktima është 22 vjeçari Elidon Basha, ndërsa autori është shoku i tij 27-vjeç Klodian Kola.

Kola kishte dalë për gjah, kur ka qëlluar shokun e tij.

22 vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka shoqëruar autorin për të zbardhur ngjarjen.

Shpërndaje te miqtë