Digjen 3 makina gjatë natës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

exit.al 27 Nëntor 2020, 08:55

Dy makina në Elbasan dhe një në Vlorë janë djegur gjatë mesnatës së të premtes. Policia dyshon se zjarrvëniet kanë qenë të qëllimshme.

Makina e djegur në Vlorë është e shefit të paraburgimit të Policisë Vlorë, Feim Alisinanit.

Bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes, kanë qenë dy persona që kanë thyer xhamat e makinës dhe i kanë vënë asaj flakën.

Ndërsa në Elbasan makinat e djegura janë në pronësi të D.D., dhe A.B..

Policia po heton për të zbardhur ngjarjet.

Shpërndaje te miqtë