Policia liron ish-drejtorin e Aviacionit Civil

exit.al 9 Prill 2021, 10:10

Petrit Sulaj, ish-drejtori i Aviacionit Civil u lirua nga policia të premten. Ai u morr në pyetje për 6 orë mbi komunikimet që ka pasur me tre punonjësit e arrestuar, të enjten.

Kryeministri Edi Rama e akuzoi presidentin Meta se përmes Petrit Sulaj “Leshkos”, ka nxitur grevën e kontrollorëve.

28 kontrollorë hynë në grevë për shkak të uljes së pagës dhe pezulluan fluturimet ajrore në vend.