Shoqërohet në polici ish-drejtori i Aviacionin Civil

exit.al 8 Prill 2021, 21:48

Petrit Sulaj, ish-drejtori i Aviacionit Civil u shoqëruar në Polici, të enjten, në darkë, njoftojnë burime për abcnews.al.

Ai dyshohet si i përfshirë në krijimin e situatës me kontrrollorët në aeroportin 'Nënë Tereza'.

Prokuroria ka arrestuar 3 punonjës me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kontrollorët e lundrimit ajror pezulluan fluturimet ajrore për 24 orë, për shkak të grevës së nisur për mos plotësimin e kërkesave nga qeveria.

Fluturime e domosdoshme u hapën sot në mesditë, pas marrjes në dorëzim të kullës nga forcat ushtarake.

Qeveria i zëvendësoi kontrrollorët shqiptarë me turq.

Të premten, fluturimet do të vazhdojnë normalisht.