Policia gjobit tre lokale në Korçë, shkelën rregullat kundër Covid-19

exit.al 26 Dhjetor 2020, 12:51

Policia e Korçës gjobiti me 1 milionë lekë të shtunën 3 pronarë lokalesh pasi shkelën rregullat kundër Covid-19. Në një njoftim zyrtar, policia shkruan se ata lejuan organizime festash në ambientet e brendshme dhe vijuan aktivitetin pas orarit të lejuar.

"Subjektet në fjalë, me pronarë shtetasit M. B., S. B., dhe A. T., janë ndëshkuar me masën administrative 1 milionë lekë secili, në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7. Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19"

Prej 24 dhjetorit kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër Covid-19, të cilat ndalojnë qarkullimin prej orës 20:30. Gjatë kësaj fashe orari ndalohen të ushtrojnë aktivitet dhe baret dhe lokalet. Shpërndaje te miqtë