Kush gënjen për kapjen e kokainës, Policia e Shtetit apo Fatmir Xhafaj?

exit.al 28 Shkurt 2018, 16:19

Ministri i Brendshëm Xhafaj, sot në mesditë përmes një postim në Twitter e komentoi aksionin e kapjes së 600 kilogramëve kokainë në Maminas, si sukses të punës së autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me partnerët e huaj. Postimi i tij në Twitter ishte reagimi i parë zyrtar publik mbi kapjen e drogës: https://twitter.com/FatmirXhafaj/status/968784771932401665 Por pohimi i ministrit u kundërshtua pak orë më vonë nga një deklaratë e Policisë së Shtetit. Pas një pohimi të kryetarit të opozitës Lulzim Basha se droga u kap nën presionin e të shërbimeve të huaja, Policia e Shtetit lëshoi një deklaratë ku i quante pohimet e Bashës sulm ndaj policisë dhe shprehej se  soperacioni i kapjes së drogës është kryer vetëm nga autoritetet vendase:

“Ky operacion është një sukses i padiskutueshëm i agjencive ligjzbatuese shqiptare, që është finalizuar falë bashkëpunimit intensiv me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.  Në këtë rast, i gjithë operacioni nga fillimi në fund është kryer pa asnjë përfshirje të partnerëve tanë ndërkombëtarë.”.

E vështirë që Xhafaj të ketë qenë kaq i painformuar, aq më tepër që policia pretendon se kamioni i dorgës është mbajtur nën mbikqyrje disa ditë nga policia. Sot, në portin e Durrësit, policia kapi rreth 600 kilogramë kokainë të fshehur në një ngarkesë me banane të porositura në Kolombi nga firma shqiptare “Arbi Garden”. Shpërndaje te miqtë