Policia e Shtetit, 324 mijë euro gjoba gjatë dy javëve

exit.al 3 Maj 2020, 11:53

Nga 18 prilli deri me 2 maj, Policia e Shtetit ka vendosur rreth 324 mijë euro gjoba

Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit deklaron se gjatë dy javëve janë vendosur 4857 gjoba ndaj qytetarëve, që kanë shkelur masat e karantinimit, ndër të cilat:

  • 468 qytetarëveiu është hequr leja e qarkullimit dhe ju është bllokuar automjeti .
  • 691 drejtues automjetesh janë gjobitur, për shkak se kanë patur më shumë se një person në makinë.
  • 3618 qytetarë janë gjobitur me 10 mijë lekë gjobë, për shkak se kanë dalë pa leje të posaçme
  • 5 qytetarë janë gjobitur me 20 mijë lekë, për shkak se kanë shkelur rregullat për lëvizjen në park dhe lulishte
  • 6 qytetarë janë gjobitur me 700 mijë lekë, për shkak se nuk janë vetkarantinuar, pasi kanë ardhur nga jashtë vendit.
  • Janë gjetur 69 lokale të hapura dhe janë gjobitur administratorët e tyre

Nga dita e hënë është liruar lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në qytetet Dibrës, Gjirokastrës, Sarandës, Konispolit, Himarës, Delvinës, Finiqit, Prrenjasit, Pogradecit, Librazhdit dhe Divjakës.