Lushnje - Policia arreston disa zyrtarë të hipotekës dhe pronarin e një pike turistike në Ardenicë

exit.al 19 Maj 2016, 10:28

Ish-regjistrues i Z.V.R.P.P-së Lushnje, Bledar Koçiu dhe pronari i një pike turitike në Ardenicë, Arben Lushi, 51-vjeç u arrestuan sot nga policia e Lushnjes.

Zoti Koçiu akuzohet se me anë të fallsifikimit të dokumentave, ka kaluar 6 300 metra katrorë pyll, tokë publike, në pronësi të Arben Lushit.

Zoti Lushi, pronar i kësaj sipërfaqe toke me anë të fallsifikimit të dokumentave, ka ndërtuar në të edhe një pikë turistike.

Gjithashtu, Gjykata e Fierit ka shpallur në kërkim edhe një jurist të ZVRPP Lushnje.

Shpërndaje te miqtë