Policia arreston dy persona në Tiranë për trafik droge

exit.al 19 Dhjetor 2020, 11:24

Policia në Tiranë arrestoi dy persona pasi akuzohen për trafik droge.

Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë Ismail Alushi 57-vjeç dhe Franc Gurraj 24-vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë Alushit ju gjetën 500 doza me lëndë narkotike heroinë, shuma të konsiderueshme parash, 1 automjet, 1 aparat celular dhe 1 DVR.

Ndërkohë Gurrajt u gjetën 34 doza me lëndë narkotike kokainë si dhe një sasi me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular.

 

Shpërndaje te miqtë