Serbia, e para në Ballkan që nis vaksinimin e popullsisë kundër Covid-19

exit.al 19 Dhjetor 2020, 10:59

Serbia do të nisë vaksinimin për Covid-19 javën e ardhshme, duke u bërë vendi i parë në Ballkan që merr vaksinën e Pfizer/Biotech.

Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar deklaroi të premten se dozat e para të vaksinës së kompanisë Pfizer kundër koronavirusit, do të arrijnë në Serbi me 21 ose 22 dhjetor dhe  ku doza e parë do të jetë prej më pak se 5 mijë doza.

Llonçar shtoi se vaksinat do të shpërndahen fillimisht në shtëpitë e pleqve. Ai theksoi se Serbia është ndër vendet e para që do të marrë vaksinën sepse ishte një nga pesë shtetet e para në botë që nënshkroi një kontratë me Pfizer.

Më 15 dhjetor presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se Serbia kishte porositur 340 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19.

 

Shpërndaje te miqtë