“ndalojnë menjëherë të paditurin (dhunuesin) që t’i afrohet përtej një distance të caktuar viktimës apo pjesëtarëve të familjes së saj” dhe “të ndalojnë menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që t’i afrohet shtëpisë, vendit të punës, banesës së familjes […..], ose vendeve të cilat frekuentohen më tepër nga viktima, me përjashtim të rasteve kur frekuentimi bëhet për arsye pune;
Nxjerrja e urdhërit të menjëhershëm mbrojtje. Policia duhet të kishte nxjerrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje ndaj viktimave që dhunohen, i cili pastaj duhet të miratohet nga gjykata. Nenit 13, pika 3 e ligjit shprehet:“Kërkesën për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje mund ta paraqesin a) vetë viktima; b) përfaqësuesi ligjor ose avokati i viktimës; c) policia/prokuroria; ç) personi me të cilin viktima ka marrëdhënie familjare.”
Konfiskimi i armëve apo mjeteve të dhunës Duke qenë se dhunuesi kishte përdorur armë gjatë kërcënimit të viktimës dhe ishte hetuar më parë për “kanosje me armë” dhe “armëmbajtje pa leje”, policia duhet t’i kishte konfiskuar, sipas nenin 10, pika g “çdo armë që i përket dhunuesit apo të urdhërojë dhunuesin për të dorëzuar çdo armë që i përket atij”. Nëse autoritet shtetërore dështojnë në zbatimin e detyrimeve të mësipërme ligjore, ata vendosen përpara përgjegjësisë. Neni 8, pika 5 e ligjit të mësipërm shprehet se të gjithë personat “të cilët marrin dijeni për shkak të detyrës apo autoritetit të ngarkuar për zbatimin e këtij ligji dhe nuk veprojnë në zbatim të tij, ngarkohen me përgjegjësi administrative dhe/ose penale, duke zbatuar sanksione të përcaktuara në nenet 248 dhe 251 të Kodit Penal”. Në bazë të këtyre përcaktimeve ligjore, të gjithë këto punonjësit e policisë të përfshirë në rastin Maloku duhet të hetohen dhe dënohen për “dëmtim të interesave të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë dhe për mosmarrjen e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë […], që ka prekur lirinë e shtetasit”. Ata minimalisht duhet të përballen me akuza që nëse provohen sjellin dënime nga gjobë deri në 11 vite burgim. Përveç punonjësve të policisë, këto ligje nuk janë zbatuar as nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, të cilat në bazë të ligjit, janë institucionet përgjegjëse kryesore për zbatimin e këtij ligji. Ministrat Fatmir Xhafaj, Etilda Gjonaj dhe Ogerta Manastirliu duhet të mbajnë pëgjegjësi publike dhe politike për mosveprimin e institucioneve dhe shërbimeve në varësi të tyre.
