Pogradec, banorët në protestë kundër grumbullimit të plehrave në fshatin e tyre

exit.al 1 Korrik 2020, 10:16

Banorët e fshatit Gështenjas në Pogradec po protestojnë kundër ndërtimit të një pike grumbullimi për plehrat në fshatin e tyre. Kjo pikë grumbullimi do të jetë në shërbim të landfillit të Maliqit.

Banorët sqarojnë se depozitimi i plehrave në fshat do të dëmtojë rëndë tokën bujqësore, ujin dhe gjithë të mbjellat e fshatit, të cilat janë të vetmet burime të ardhurash për familjet e fshatit.

Landfilli i Maliqit është hapur verën e 2018-ës. Në të grumbullohen plehrat e gjithë qarkut të Korçës.

Landfill-i është në pronësi dhe menaxhohet nga ‘Kompania për Administrimin e Mbetjeve të Qarkut Korçë, një shoqëri aksionere në të cilën marrin pjesë 6 bashkitë e rajonit, përkatësisht ajo Devollit, Kolonjës, Korçës, Maliqit, Pustecit dhe Pogradecit.

Shpërndaje te miqtë