Një i moshuar humb jetën në Vlorë pasi e përplasi makina

exit.al 1 Korrik 2020, 09:10

Një qytetar 75-vjeçar humbi jetën mëngjesin e së mërkurës në Vlorë pasi u përplas nga një makinë.

Ai po i jepte biçikletës kur është goditur nga një makinë në lagjen 10 korriku, afër bypassit të Vlorës.

I moshuari u dërgua në spital, por humbi jetën rrugës si pasojë e plagëve.

Shoferi i makinës që përplasi 75-vjeçarin është K.I, 35 vjeç, i cili është shoqëruar nga policia.

Shpërndaje te miqtë