“Ishte një humbje e papritur. Nuk kishte sëmundje të të rëndë përveç hipertension të nivelit të parë. por ky virus është i pabesë.
Kishte 15 ditë i shtruar tek Infektivi. Prej një jave ishte rënduar, dhe prej 48 orësh ishte i intubuar. Nuk arriti t’ja dilte.”
Sipas Ivanajt, në kartelën mjekësore të Pushit shkaku kryesor i vdekjes është koronavirusi. Arjan Pushi u infektua gjatë punës në pavion e hematologjisë, ku ka dhe mbi 13 mjekë, infermierë dhe specializantë të tjerë të infektuar me Covid-19. Ai u nda nga jeta në 29 qershor në moshën 58 vjeçare. Shpërndaje te miqtë
