Plagosen 4 persona, aksidentohen 3 makina në vend

exit.al 14 Nëntor 2020, 13:45

4 persona u plagosën sot si pasojë e 3 aksidenteve të ndodhura gjatë paradites në Elabasan dhe në Gjirokastër.

Në Elbasan ndodhën 2 aksidente: në rrugën Elbasan-Peqin u përplasën 3 makina u plagosën 2 persona; në Peqin-Rrogozhinë u përplas një makinë dhe një kamion. Nuk ka të dëmtuat.

Në Gjirokastër u përplasën 2 makina dhe u plagosën 2 persona.