ISHP: 522 milionë persona me diabet priten në 2030

exit.al 14 Nëntor 2020, 12:14

Sot, në ditën botërore të Diabetit, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se 78 mijë pacientë diabetik në vend përfitojnë falas 33 ilaçe.

“Nga Janari 2020 u rimbursuan 408,304 fisha diabeti falas për fëmijët dhe të rinjtë 0-25 vjeç”, shkroi Manastirliu në Facebook.

Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik publikoi të dhënat si rreth 425 milionë njerёz nё mbarё botёn kanё diabet.

“Parashikohet qё diabeti tё bёhet shkaku i 7-të i vdekjeve në botë deri në vitin 2030. Vdekjet totale tё shkaktuara nga diabeti janë parashikuar të rriten me më shumë se 50% në 10 vitet e ardhshme. Numri i njerëzve me diabet pritet të rritet në 522 milion deri në 2030”, shkroi në faqen zyrtare në Facebook, ISHP-ja