Pfizer synon Indinë, aplikon për përdorim emergjent të vaksinës

exit.al 6 Dhjetor 2020, 11:35

Kompania Pfizer ka aplikuar për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës së saj koronavirus në Indi. Kjo është kompania e parë që aplikon për vaksinën në Indi, vendin e dytë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve.

Kompania amerikane, vaksina e së cilës u miratua kohët e fundit nga qeveria britanike, ka aplikuar pranë Kontrolluesit të Përgjithshëm të Barnave të Indisë (DCGI).

Zyrtarët në DCGI dhe ministria e shëndetësisë nuk iu përgjigjën kërkesave të mediave për komente mbi aplikimin.

Megjithatë ata kanë deklaruar vazhdimisht se ata po shpresojnë kryesisht tek vaksinat e testuara në vend në vend të atyre të zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna Inc.

Vaksina e Pfizerit ka kushte specifike ruajtje, ajo duhet të ruhet në minus 70 gradë Celsius (-94 F) ose më poshtë, temperatura që shumica e depove indiane nuk mund t'i arrijnë.

India ka raportuar më shumë 9.57 milion raste COVID-19, prapa vetëm Shteteve të Bashkuara, ndërsa mbi 140 mijë persona kanë humbur jetën.

Shpërndaje te miqtë