Pezullohen 5 punonjës policie në Berat

exit.al 24 Nëntor 2020, 14:23

5 punonjës policie në Berat janë pezulluar nga detyra për shkak se nuk kanë zbatuar detyrën për kontrollin e kultivimit të kanabisit.

Të pezulluarit janë shefi i komisariatit të Skraparit, shefi i stacionit policor të Poliçanit, një inspektor zone dhe dy efektivë.

Ndaj tyre ka nisur dhe hetim disiplinor nga organet përkatëse.

Shpërndaje te miqtë