Digjet një magazinë ushqimore në Krujë

exit.al 24 Nëntor 2020, 14:15

Një magazinë ushqimore është djegur plotësisht si pasojë e një zjarri, në fshatin Qerekë të Krujës.

Dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale. Mendohet se vlera e dëmit arrin deri në rreth 3 milionë lekë.

Policia dyshon se zjarri është i qëllimshëm. Hetimet për ngjarjen po bëhen nga prokuroria e Krujës.

Shpërndaje te miqtë