Pezullimi i Trumpit nga Facebook nuk kënaq askënd

exit.al 5 Qershor 2021, 16:30

Vendimi i Facebook për të ndaluar ish-Presidentin Trump për dy vjet deri në 2023 ka ndezur debatet nga të dyja anët ai atyre pro, si atyre kundra Duke treguar se gjigandi i teknologjisë nuk mund të kënaqë askënd derisa ish-presidenti ose të ndalohet përgjithmonë ose të lejohet përsëri në platformë.

Këto vendime bëhen më polarizuese kur platformat merret me çështjet e fjalës së lirë nga udhëheqësit botërorë në të gjithë botën.

Një pezullim i zgjatur po shkakton zemërim tek kritikët e Facebook që argumentojnë se gjigandi i teknologjisë nuk po tregohet i dejtë me konservatorët.

Vendimi i Facebook të premten për të trajtuar politikanët me të njëjtat rregulla si të gjithë të tjerët do të thotë që edhe politikanë të tjerë  mund të pezullohen nga platforma.

Shpërndaje te miqtë