Pesë viktima dhe 282 raste të reja me Covid në Kosovë

exit.al 1 Shkurt 2021, 15:35

282 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2 192 personave të testuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se pesë pacientë me Covid kanë humbur jetën.

Po ashtu, 184 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 52 621.

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar  60 500 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1 503 kanë humbur jetën, ndërsa 6 376 janë ende të infektuar.

Shpërndaje te miqtë