“Jemi rreth 10 familje të përmbytura në zonën e ish kënetës dhe kjo situatë është e përsëritur sa herë që bie shi.
Bëj thirrje të hapin sa më shpejtë tubacionet që të kalojë uji, kam 22 vite në Durrës që paguaj taksa dhe shteti të vijë të më përgjigjet, të krijojë kanalizimet.”
Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta dhe në rrugët kryesore të Durrësit ku qarkullimi i makinave është vështirësuar shumë. Gjendja pritet të rëndohet në ditët në vazhdim pasi reshjet parashikohet të vazhdojnë. Shpërndaje te miqtë
