Përfundimtare: Gjykata sekuestron pasuritë e ish-gjyqtarëve
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e Apelit la në fuqi
vendimin për sekuestrimin e pasurisë së dy ish-anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe një të Gjykatës së Lartë, të premten. Ish-gjyqtarët janë Fatos Lulos, Bashkim Dedjes dhe Shkëlzen Selimi.
Sekuestrimi i pasurisë së ish-gjyqtarëve u përshëndet nga Ambasadori i BE-së,
Luigi Soreca dhe nga Ambasadorja e SHBA-ve
Yuri Kim.
SPAK
ka nisur prej muajsh hetimin e magjistrantëve të cilët nuk e kanë kaluar procesin e vetingut.
Fatos Lulo, ish-gjykatës i Gjykatës Kushtetuese
u shkarkua në 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimi për deklarim të rremë të pasurisë. Nisur nga raporti i ILDKPKI-së, gjyqtari akuzohet për mospagim e taksave për të ardhurat e krijuara nga viti 1994 deri më 1997.
Gjithashtu, i dyshimtë nga ana e KPK-së u vlerësua edhe deklarimi se gjykatësi ka marrë dy herë shuma të mëdha parash nga motra e tij, një herë në vitin 1997, 100 mijë euro dhuratë dhe në vitin 2000, 480 mijë euro borxh (të cilat i ka kthyer mbrapsht, pasi nuk emigroi në Kanada).
Shkëlzen Selimi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë u shkarkua në korrik 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Arsyet ishin:
Kontakte të papërshtatshme, e veçanërisht me personin F.D, i cili dyshohet si i përfshirë në trafik droge, gjyqtari ka patur takime të shpeshta.
Udhëtime më shumë se një herë me një shtetas që ka pasur probleme me policinë dhe ka qenë në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Dyshimet për lidhje të ngushta me persona të inkriminuar
u bënë publike nga DSIK që gjatë seancës dëgjimore. Si Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ashtu dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkuan shkarkimin e gjyqtarit bazuar vetëm në kriterin e pastërtisë së figurës.
Deri më tani, gjyqtari Selimi është i pari rast për të cilin KPK ka bërë hetim vetëm për kriterin e pastërtisë së figurës, duke lënë jashtë hetimit pasurinë dhe profesionalizmin.
Shkëlzen Selimi, i njohur dhe si gjyqtari i Gërdecit, ishte gjyqtari i katërt i shkarkongauar Gjykata e Lartë, pas
Admir Thanzës,
Artan Zenelit dhe
Tom Ndrecës.
Bashkim Dedja, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për mosjustifikim pasurie. KPA hodhi poshtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Dedes.Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja u konfirmua në detyrë në qershor nga KPK-ja, megjithëse gjatë hetimit administrative atij ju gjetën një sërë shkeljesh në deklarimin e pasurisë. Një analizë të plotë të problemeve më deklarimin e pasurisë së Zotit Dedja mund ta lexoni këtu.
Menjëherë pas konfirmimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e kundërshtoi vendimin e KPK-së për rikonfirmimin në detyrë të gjyqtarit Dedja duke deklaruar se KPK nuk ka përdorur të njëjtat standarde si për gjyqtarët e tjerë. ONM i rekomandoi Komisionerit Publik që ta ankimojë vendimin në KPA.
Në korrik, Komisioneri Publik Darjel Sina, me rekomandimin e ONM-së, apeloi vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të Bashkim Dedes.