Përfshihen nga zjarret pyjet në Peqin

exit.al 21 Gusht 2020, 10:04

Duket se zjarret janë rikthyer sërish në vend me rritjen e temperaturave. Gjatë mesnatës së të premtes, ka rënë zjarr në kurorën e Peqinit.

Banorët e zonës kanë kërkuar ndërhyrjen e zjarrëfikëseve, të cilët pas disa orësh kanë shuajtur zjarrin.

Në fillim të gushtit, zjarre masive shpërthyen në disa zona të vendit, tek Rana e Hedhur në Lezhë,në  zonën e Godullit në Seman të Fierit, në zonën e kënetës së Domnit në Shkodër, etj.  Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, gjatë muajve të verës është rritur ndjeshëm numri i vatrave të zjarreve, duke djegur qindra hektarë dhe duke shkrumbuar mijëra rrënjë ullinj dhe pemëtari.

Institucionet shtetërore besojnë se thuajse të gjitha këto zjarre janë të qëllimshme.

Shpërndaje te miqtë