Sekretari amerikan Pompeo: Zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi jo të lira e të ndershme

exit.al 21 Gusht 2020, 09:12

Shtetet e Bashkuara mbështesin ekzaminimet e pavarura ndërkombëtare të "parregullsive zgjedhore" në zgjedhjet presidenciale të Bjellorusisë të zhvilluar në 9 gusht.

Kështu deklaroi Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo të enjten.

“Ne mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për të shqyrtuar në mënyrë të pavarur parregullsitë elektorale të Bjellorusisë, abuzimin me të drejtat e njeriut rreth zgjedhjeve dhe përpjekjet që vazhduan për t’i goditur ato,” shprehej Pompeo.

Sipas SHBA-së, zgjedhjet e 9 gushtit nuk i përmbushën standardet për të qenë “të lira dhe të ndershme”.

Deklarata e Pompeos ishte më e forta nga Shtetet e Bashkuara që kur forcat e sigurisë të presidentit Aleksandër Lukashenko filluan dhunimin dhe arrestimin e mijëra protestuesve që nisën protestat pasi dyshojnë se presidenti manipuloi votën e 9 gushtit.

Po ashtu ai dënoi me forcë dhunën ndaj protestuesve dhe arrestimin e kandidatëve të opozitës dhe protestuesve paqësorë apo abuzimi me të ndaluarit.

Me këtë qëndrim, SHBA-të mëbshtesin atë të Bashkimit Europian, i cili ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet e 9 gushtit dhe planifikon të vendosë sanksione ndaj Bjellorusisë.

Shpërndaje te miqtë