Përditësimi, 9 korrik: 15 raste të reja nga COVID-19

exit.al 9 Korrik 2021, 16:32

Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se vendi nuk ka regjistruar viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2 108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 15 qytetar: 4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë.

Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa 6 pacientë po marrin trajtim spitalor të specializuar në Spitalin Infektiv.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,043 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Korrik 2021)

Raste të reja ditore       15

Të shëruar në 24 orë     6

Të shtruar në spitale      6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2108

Testime totale             828,621

Raste pozitive             132,580

Raste të shëruara        130,043

Raste Aktive                        81

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            29

Elbasan          12

Fier                 11

Korçë              9

Shkodër         6

Vlorë              6

Lezhë              3

Durrës            2

Gjirokastër    2

Kukës             1