Përditësimi 8 shkurt: 953 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

exit.al 8 Shkurt 2021, 17:35

Në 24 orët e fundit në vend u shënuan 953 raste të reja të infektuara më Covid-19 dhe 12 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet pozitive u identifikuan në: 372 raste në Tiranë, 145 raste në Durrës, 83 raste në Vlorë, 48 raste në Elbasan dhe Srandë, 33 raste në Gjirokastër, 29 raste në Fier, 22 raste në Korçë, 13 raste në Kukës, Berat, Mat, 12 raste në Kavajë, 9 raste në Shkodër, Tepelenë, 8 raste në Lushnje, Vorë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, Gramsh, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Librazhd, Pogradec, Bulqizë, Kuçovë, 3 raste në Mallakastër, Dibër, Skrapar, 2 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Cërrik, Lobohovë, 1 rast në Devoll, Has, Vau i Dejës, Belsh, Roskove, Klos, Poliçan.

Në 24 orët e fundit u shëruan 684 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,128 që nga fillimi i epidemisë.

449 pacientë po trajtohen aktualisht në 4 spitalet COVID, ndër to 36 në terapi intensive, nga ku 15 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (8 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 953

Të shëruar në 24 orë 684

Të shtruar në spitale 449

Humbje jete në 24 orë 12

Testime ditore 3485

Testime totale 389,680

Raste pozitive 86,289

Raste të shëruara 52,128

Raste Aktive 32,689

Humbje jete 1472

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18905

Fier 2779

Durrës 1784

Elbasan 1563

Shkodër 1512

Vlorë 1542

Lezhë 1118

Korçë 1021

Berat 895

Gjirokastër 707

Kukës 474

Dibër 389

Shpërndaje te miqtë