3 viktima dhe 290 të infektuar me Covid në Kosovë

exit.al 8 Shkurt 2021, 15:35

290 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2,388 personave të testuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se tre pacientë me Covid kanë humbur jetën, të moshës 53-80vjeç.

189 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 54,231 .

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 62,548 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1,526 kanë humbur jetën, ndërsa 6,791 janë ende të infektuar.

Shpërndaje te miqtë