Përditësimi, 8 qershor: Asnjë viktimë nga COVID-19, 13 raste të reja

exit.al 8 Qershor 2021, 17:01

Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të martën se nuk ka asnjë humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2 872 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, 1 rast Fier, Korçë, Librazhd, Dibër, Rroskovec.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 23 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,736 që nga fillimi i epidemisë.

Mbeten ende 209 raste aktive.

Statistika (08 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        13

Të shëruar në 24 orë      34

Të shtruar në spitale      23

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2872

Testime totale             743,447

Raste pozitive             132,397

Raste të shëruara        129,736

Raste Aktive                  209

Humbje jete                  2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       54

Tiranë         48

Berat             33

Lezhë           17

Korçë            16

Elbasan        15

Vlorë              7

Gjirokastër   5

Durrës          4

Fier                4

Kukës           3

Dibër             3