Përditësimi, 8 korrik: Asnjë humbje jete nga COVID-19, 8 raste të reja

exit.al 8 Korrik 2021, 17:29

Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se vendi nuk ka regjistruar viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2 980  testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 8 qytetar: 4 raste në Tiranë, 2 raste në Korçë, 1 rast në Devoll, 1 rast në Gjirokastër.

Aktualisht janë 72 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, 5 prej të cilëve gjenden në Spitalin Infektiv, ku po marrin trajtim spitalor të specializuar.

Shumica e rasteve aktive, 29 të tilla, gjenden në Tiranë, ndërkohë që në vendi i dytë më i prekur është Korça me 10 raste.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,037 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 8

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2980

 

 

Testime totale 826,513

Raste pozitive 132,565

Raste të shëruara 130,037

Raste Aktive 72

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 29

Korçë 10

Elbasan 8

Shkodër 6

Fier 6

Vlorë 5

Durrës 3

Lezhë 2

Gjirokastër 2

Kukës 1