Përditësimi 8 dhjetor: 753 raste të reja dhe 14 viktima

exit.al 8 Dhjetor 2020, 16:32

753 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 44.436.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Hasi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetare nga Gramshi të moshave 53-86 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 431 raste në Tiranë, 49 në Berat, 48 në Durrës, 46 në Lezhë, nga 23 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Kavajë, 17 në Fier, 15 në Krujë, 13 në Kurbin, 11 në Pogradec, 8 në Bulqizë, nga 7 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, nga 6 raste në Skrapar, Vlorë, nga 5 raste në Kukës, Mat, 4 në Elbasan, nga 1 rast në Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Kuçovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.527 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Sipas njoftimit të ministrisë janë kryer 2532 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit.

COVID-19 – Statistika (08 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 753

Të shëruar ne 24 orë 347

Të shtruar në spitale 450

Humbje jete në 24 orë 14

Testime ditore 2.532

Testime totale 208.503

Raste pozitive 44.436

Raste të shëruara 22.527

Raste Aktive 20.973

Humbje jete 936

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11364

Fier 1620

Durrës 1374

Korçë 1119

Vlorë 1053

Shkodër 899

Elbasan 835

Lezhë 775

Berat 742

Gjirokastër 489

Kukës 438

Dibër 265

Shpërndaje te miqtë