17 viktima dhe 557 të infektuar të rinj në Kosovë

exit.al 8 Dhjetor 2020, 15:23

17  pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.

Vendi shënoi 557 raste të reja me koronavirus, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

Sot u shëruan 727 persona, ndërsa rastet aktive shkuan në 12.587.

Kosova ka raportuar 43.881 të prekur nga Covid-19 që nga rasti i parë në mars 2020. Prej tyre,1.137 kanë vdekur.

Qeveria vendosi orë izolimi dhe ndalim të aktiviteteve të disa bizneseve nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.

Shpërndaje te miqtë