Përditësimi, 7 qershor: 1 viktimë dhe 5 raste të reja me Covid-19 në vend

exit.al 7 Qershor 2021, 16:50

Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se 1 qytetar 63 vjeçar nga Saranda humbi jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2 103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,702 që nga fillimi i epidemisë.

Mbeten ende 230 raste aktive.

Statistika (7 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        5

Të shëruar në 24 orë      38

Të shtruar në spitale      24

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2103

Testime totale             740,575

Raste pozitive             132,384

Raste të shëruara        129,702

Raste Aktive                  230

Humbje jete                  2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         60

Shkodër       54

Berat             33

Korçë            25

Lezhë           20

Elbasan        14

Vlorë              7

Gjirokastër   6

Durrës          4

Kukës           3

Fier                2

Dibër          2