Përditësimi, 7 korrik: 13 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

exit.al 7 Korrik 2021, 17:28

Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se vendi nuk ka regjistruar viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2007 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 13 qytetar:3 raste në Lushnje, 2 raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë, nga 1 rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Rosokovec.

Nga 66 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, vetëm 3 prej tyre po marrin trajtim spitalor të specializuar në Spitalin Infektiv.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2 qytetarë , duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,035 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 13

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2007

Testime totale 823,533

Raste pozitive 132,557

Raste të shëruara 130,035

Raste Aktive 66

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 25

Elbasan 8

Shkodër 7

Korçë 7

Fier 6

Vlorë 5

Durrës 4

Lezhë 2

Kukës 1

Gjirokastër 1