Përditësimi, 6 korrik: Shtatë raste të reja me COVID-19 në vend

exit.al 6 Korrik 2021, 16:55

Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të martën se, sërish, nuk ka patur viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2907 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetar:3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Mirditë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërkohë që në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,033 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 7

Të shëruar në 24 orë 4

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2,907

Testime totale 821,526

Raste pozitive 132,544

Raste të shëruara 130,033

Raste Aktive 55

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23

Shkodër 8

Elbasan 6

Durrës 5

Vlorë 5

Korçë 5

Lezhë 2

Fier 1