Përditësimi 3 korrik: Asnjë humbje jete, 8 raste të reja në 24 orët e fundit

exit.al 3 Korrik 2021, 16:42

Asnjë humbje jete, 3036 testime, 5 të shëruar dhe 8 raste të reja në 24 orët e fundit u raportuan nga Ministria e Shëndetësisë, më 3 korrik.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3036 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid19 8 qytetarë: Nga 2 raste në Tiranë, Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Sarandë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar, 3 pacientë.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,023 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 8

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3036

Testime totale 815,335

Raste pozitive 132,534

Raste të shëruara 130,023

Raste Aktive 55

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21

Shkodër 12

Elbasan 6

Durrës 5

Vlorë 5

Lezhë 2

Korçë 2

Berat 1

Fier 1