Përditësimi, 29 qershor: Asnjë viktimë nga COVID-19, vetëm një rast i ri

exit.al 29 Qershor 2021, 16:51

Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të martën se nuk ka patur viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 3348 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 1 qytetar nga Tirana.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19 në vend.

Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 8

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3348

Testime totale 801,624

Raste pozitive 132,514

Raste të shëruara 130,002

Raste Aktive 56

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 24

Shkodër 12

Durrës 5

Elbasan 5

Lezhë 4

Berat 3

Dibër 1

Fier 1

Vlorë 1