Përditësimi 29 dhjetor: 574 raste të reja dhe 6 viktima me Covid-19

exit.al 29 Dhjetor 2020, 16:42

574 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 57,146.

Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 5 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: mjeku 73 vjeçar Hiqmet Musta; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Berati të moshave 65-88 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 214 raste në Tiranë, 41 raste në Lezhë, 23 raste në Elbasan, 21 raste në Lushnje, 19 raste në Fier, 18 raste në Durrës, 17 raste në Vlorë, Mat, Sarandë, 15 raste në Kurbin dhe Berat, 14 raste në Korçë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Krujë, 9 raste në Gjirokastër, 7 raste në Has, 6 raste në Shkodër, Pukë, Pogradec, Delvinë, Skrapar, 5 raste në Librazhd, Tepelenë, Peqin, Cërrik, 4 raste në Mirditë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Vorë, Patos, 3 raste Rrogozhinë, Kamëz, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Memaliaj, Klos, Gramsh, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Vau- Dejës, Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,700 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (29 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 574

Të shëruar në 24 orë 578

Të shtruar në spitale 286

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 2682

Testime totale 257,879

Raste pozitive 57,146

Raste të shëruara 32,700

Raste Aktive 23,276

Humbje jete 1170

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13356

Fier 1578

Shkodër 1292

Durrës 1224

Vlorë 996

Korçë 957

Elbasan 876

Berat 806

Lezhë 869

Gjirokastër 509

Kukës 430

Dibër 383

Shpërndaje te miqtë