Nisma diskuton mundësinë e koalicionit parazgjedhor me PDK

exit.al 29 Dhjetor 2020, 15:42

Kryetari i partisë Nisma në Kosovë, Fatmir Limaj tha se partia e tij po diskuton mundësinë për një koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës(PDK). Limaj vizitoi të martën  Zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas takimit Limaj pohoi se i mbetet PDK-së të vendos:

“Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor. Nuk kemi ndonjë ofertë, por tash i mbetet PDK-së që të vendos.”

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.
Shpërndaje te miqtë